Ronaldo s’e ka ndërmend të ndalet, synon të luajë edhe në “Euro 2024” kur do të jetë 39 vjeç

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo nuk po e mendon ende pensionimin.

Ylli portugez po bëhet gati për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet pas dy muajsh në Katar.

Por, kjo duket se nuk do të jetë gara e fundit e madhe për 37 vjeçarin.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka objektiv edhe pjesëmarrjen në Euro 2024, kur ai do të jetë 39 vjeç, shkruan “Gazeta Express”

Ylli i Manchester Unitedit shihet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit pas eksperiencave të suksesshme që i pati në Sporting Lisbonë, në Manchester United në Real Madrid dhe në Juventus.

Ai i ka realizuar 117 gola në 189 paraqitje me Portugalinë, ndërsa e fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016.

“Shpresoj që të jem pjesë e Kombëtares edhe për disa vite. Ndihem ende i motivuar, ambicia ime është e lartë. Përvoja ime në ekipin kombëtar nuk ka marrë fund. Ne i kemi disa lojtarë të rinj kualitativë. Do të jem në Botëror dhe dua të jem edhe në Evropian”, deklaroi Ronaldo për “Quinas de Ouro”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...