“Lewandowski është një makinë në ajër”

PUBLIKUAR

Talenti i Barcelonës, Pedri i ka lavdëruar bashkëlojtarët në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Sport”.

Mesfushori kreativ mbi të gjitha dha fjalë të mëdha për përforcimin e kësaj vere, Robert Lewandowski.

“Robert është ‘i çmendur’, bën shumë gola, asistime, është një makinë në ajër. Është spaketakolare të punosh me të, i ndihmon të rinjtë, ata që kanë ardhur këtë verë apo edhe ata që janë aty që disa vite. Me të ia kaloj mjaft mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.

Ai foli edhe për Ousmane Dembelen, një tjetër lojtar i rëndësishëm i “Blaugrana”.

“Ousmane di të befasojë gjithmonë. Në ditën e lojës e kemi kuptuar se është bërë baba. Në fushë me topin mund të bëjë gjithçka mirë, është i jashtëzakonshëm, pak lojtarë në botë dinë t’i bëjnë gjërat që i bën ai. Buzëqesh gjithmonë, i sjell lumturi grupit të lojtarëve. Është e shkëlqyeshme që e kemi këtu dhe shpresoj që të qëndrojë me ne për shumë vite”, vazhdoi super-talenti i Barcelonës.

Ai i lavdëroi edhe Gerard Piquen dhe  Jordi Alban, të cilët i falënderoi për ndihmën që po ua japin të rinjve, të cilëve po ua transmetojnë krejt ato që i dinë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...