Pochettino afër rikthimit, ka nisur bisedimet me klubin e njohur francez

PUBLIKUAR

Mauricio Pochettino mund që shumë shpejt t’i rikthehet punës së trajnerit.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit raportohet se është i interesuar për të marrë drejtimin e Nice, pasi është tërhequr nga projekti që ka klubi – transmeton Gazeta Express.

Sipas “FootMercato”, Pochettino është takuar edhe sot me përfaqësuesit e klubit francez, teksa bisedimet kanë nisur dje dhe pritet që të vazhdojnë ende.

Argjentinasi shihet si zëvendësuesi i Lucien Favres, i cili nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon në Ligue 1.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, Nice ka grumbulluar tetë pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të, me bilanc prej dy fitoreve, dy barazimeve dhe katër humbjeve.

Favre tani është në presion, teksa raportohet se edhe ai është i gatshëm për t’ larguar dhe kjo do t’i shtonte edhe më shumë gjasat për arritjen e marrëveshjes me Pochettinon.

50-vjeçari është trajner i lirë që nga korriku i këtij viti, pasi u shkarkua te Paris Saint-Germaini. Ai më herët ka udhëhequr edhe Tottenhamin, Southamptonin dhe Espanyolin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...