Arsenali dhe Saliba afër marrëveshjes për rinovim të kontratës

PUBLIKUAR

Arsenali dhe William Saliba duket se janë afër një marrëveshjeje për rinovim të kontratës.

Mbrojtësi francez nënshkroi me klubin nga “Emirates Stadium” në vitin 2019, por ai më pas pati disa periudha huazimi te Saint-Etienne, Nice dhe Marseille, përpara se të bëhej zyrtarisht pjesë e skuadrës së ekipit të parë këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Që në sezonin e parë me Arsenalin, Saliba ka treguar aftësitë e tij. Ai po vlerësohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm, teksa është i pazëvendësueshëm në formacionin e Mikel Artetas.

Sipas gazetarit, Rudy Galetti, palët janë të vendosura për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2027, pasi 21-vjeçari vlerësohet si një nga lojtarët kyç nga Arteta.

Kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2024.

Falë paraqitjeve të tij të mira, William Saliba është ftuar nga Kombëtarja e Francës për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, kundër Austrisë dhe Danimarkës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...