Bayern Munichu luajti shumë mirë në takimin e parë ndaj Juventusit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve – ka deklaruar Pep Guardiola.
Ekipi i strategut spanjoll barazoi me rezultat 2-2 në Torino dhe kjo e gëzon trajnerin, përkundër se kanë mundur ta fitojnë ndeshjen pasi patën epërsi të dyfishtë.
“Jam i kënaqur me paraqitjen”, ka theksuar Guardiola pas ndeshjes.
“Luajtëm mirë për 90 minuta, jo vetëm për 60. Treguam karakter”, ka theksuar ai.
“Sigurisht, një fitore do të ishte më mirë. Por, luajtëm kundër finalistit të vitit të kaluar”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/


