PSD anulon protestën: Qëllimi u arrit, plani i propagandës nuk kaloi

PUBLIKUAR

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se nesër nuk do të mbahet protesta kundër ardhjes së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, pasi ajo ka anuluar aktivitetet e saj me shoqërinë civile të parapara të mbahen në Gjilan.

“Qëllimi u arrit, plani i propagandës nuk kaloi. Anulimi i takimit të mbyllur të znj Trendafilova për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm për këtë gjykatë: Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhojë opinionin publik dhe të normalizojë imazhin e saj aty”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij kjo gjykatë është e padrejtë dhe skandaloze dhe se takimet e mbyllura, në qetësi e të qeta shërbejnë për të normalizuar e tjetërsuar pikërisht këtë fakt mbi këtë gjykatë. Prandaj, karshi jehonës së zërit të qytetarëve të organizuar e revoltuar, këta zgjedhin strukjen.

“Për shkak të anulimit të takimit të znj. Trendafilova në Kosovë, anulohet dhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi. Falënderojmë secilin qytetarë që ndihmoi në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishte i gatshëm të dilte në protestë e të shpërfaqte pakënaqësinë aty.”, ka theksuar Molliqaj.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...