Enrique flet rreth mos-ftesës së Ramosit te Spanja: Mendoj se kam thirrur më të mirën në pozicionin e tij

PUBLIKUAR

Luis Enrique ka folur rreth listës me futbollistët e ftuar për ndeshjet e shtatorit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Më 24 shtator, Spanja do të jetë nikoqire e Zvicrës – kurse pas tri ditësh do të luaj në udhëtim te Portugalia, transmeton Gazeta Express.

Lista e spanjollëve edhe kësaj radhe ishte shumë e komentuar, pasi Enrique ka lënë jashtë disa emra të mëdhenj.

“Çdo herë që futbollistët që nuk janë në listë tërheqin vëmendjen. Nuk e kam problem të flas për Ramos dhe Aspas, por zgjedh 25 lojtarët që mendoj se janë më të përshtatshmit për t’u thirrur këtë herë. Jam i hapur për mendimet e të tjerëve. Ne jemi duke analizuar vazhdimisht situatën”, tha përzgjedhësi i Spanjës.

“Është e mrekullueshme të shohësh Sergio Ramos të kthehet në fushë pas një sezoni pa luajtur për shkak të lëndimeve. Tani po e shohim të luajë çdo tre ditë. Mund të them çfarë të dua këtu, por besoj se kam thirrur më të mirën e pozicionit të Ramos në kombëtare.Dera e kombëtares nuk është e mbyllur për askënd”, shtoi Enrique. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...