Java Europiane e Lëvizshmërisë – “Dita pa Makina”

PUBLIKUAR

Në kuadër të Javës Europiane së Lëvizshmërisë, Drejtorati për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot kanë organizuar aktivitete për lëvizjen e qytetarëve me biçikleta në pjesë të qytetit e që synojnë të promovojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin ambientin, njofton Komuna.

Këtij aktivitetit i’u bashkangjit edhe Kryetari Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë me ç’rast falenderon të gjithë pjesëmarrësit për përcjelljen e mesazhit i cili kishte për qëllim përmirësimin e shëndetit publik dhe cilësinë e jetës përmes lëvizjes së qytetarëve lipjanas me biçikleta duke ndikuar kështu në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Për të shënuar këtë ditë, nisja është bërë nga sheshi “Adem Jashari” dhe ka vazhduar përgjatë rrugës “Skëndërbeu”, duke u kthyer në rrugën “Gjergj Fishta” (përballë shkollës fillore “Vëllezërit Frasheri”, pastaj në rrugën “Hamzë Jashari” (përballë gjykatës) dhe ka përfunduar prap në sheshin “Adem Jashari”.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...