Këshilltari i Pacollit: Ish-presidentët e Kosovës injoruan ftesën për vizitë të krerëve të UÇK-së në Hagë

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë javës së ardhshme së bashku me ish-presidentët dhe ish-kryeministrat nga Shqipëria, do të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se ftesa u është bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, por se të njëjtit nuk kanë konfirmuar vizitën e tyre.

Zyberaj tutje ka theksuar se ish-presidentja Atifete Jahjaga ka injoruar totalisht secilën thirrje telefonike e madje edhe ftesën përmes letrës.

“Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë:

Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.

Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilën thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës.

Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta.

Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...