Ajo ka qenë për disa ditë me pushime në Bejrut të Libanit.
Bëhet fjalë për modelen dhe këngëtaren shqiptare, Morena Taraku, e cila tani ka zgjedhur një destinacion tjetër për pushime.
Në bazë të disa postimeve të publikuara në rrjete sociale, ajo tregon se ndodhet në Paris.
Foto: Screenshot/Instagram
Bukuroshja shqiptare, që është zhvendosur prej vitesh në Turqi, po kalon një periudhë të mrekullueshme në Francë.
Me pozat e reja ka bërë që të komentohet në masë të madhe, e të marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit.
“Morena në Paris”, ka shkruar ajo.
Përveç kësaj, e njëjta ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat. /Telegrafi/



