Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës e kujton golin historik të Thaqit, të shënuar kundër Clujit

PUBLIKUAR

Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës ka rikujtuar golin historik të Ballkanit në këtë garë.

Më 8 shtator, kampioni i Kosovës luajti kundër Clujit në stadiumin “Fadil Vokrri”, që ishte ndeshja e parë në kuadër të Grupit G – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja ishte mbyllur me rezultatin 1:1, teksa golin e parë dhe historik të Ballkanit në këtë garë e kishte shënuar Armend Thaqi.

Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës ka rikujtuar edhe njëherë këtë gol, duke e shpërndarë atë në “Twitter”.

Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Ilir Daja pësoi humbje pastaj si mysafire te Slavia Prague 3:2, në ndeshjen e dytë në grup.

Pas dy ndeshjeve, Ballkani renditet i treti në grup me një pikë, aq sa ka edhe Cluji si i fundit. Slavia Prague dhe Sivasspori ndajnë pozitat e para me nga katër pikë.

Skuadra nga Suhareka ndeshjen e radhës do ta luajë në udhëtim te Sivasspori, më 6 tetor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...