Dorëheqja e Haradinajt, ikje nga përgjegjësia

PUBLIKUAR

Dorëheqja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga detyra e deputetit të Kuvendit të Kosovës po konsiderohet si ikje nga përgjegjësia në Parlament.

Analistët politikë në Kosovë dorëheqjen e Ramush Haradinajt e kanë vlerësuar si një mosseriozitet ndaj votave të qytetarëve.

Ata thonë se Haradinaj dha dorëheqje për arsye personale, ndërsa mbetet militant i opozitës në rrugën kundër Qeverisë, shkruan “Zëri”.

Analisti dhe ish-funksionari, Azem Vllasi, konsideron se pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i deputetit ai mund të shpërblehet me një post në Qeverinë e koalicionit PDK-LDK.

Sipas Vllasit, Haradinaj është lodhur me veprimet e opozitës dhe nuk ka mundur që jetë pjesë e atyre skenave.

“Ramushi e ka vlerësuar se me gaz lotsjellës dhe paralizim të Kuvendit është tepruar. Ai ka thënë se nuk ka qenë i këtyre veprimeve dhe nëse herën e parë u përdor gazi Ramushi dukej pak si i papërlyer me ato veprime. Tash disa i ka marrë edhe ligji, edhe gjykata përpara me këto veprime dhe Haradinaj nuk do të dëshironte të jetë në ato vende, gjykata. Ka një mundësi tash që koalicioni t’ia japë një vend në Qeveri dhe të vazhdohet kjo Qeveri deri në 2018-n. Koalicioni ka shumicën në Kuvend dhe tash është në pyetje se çfarë do të bëjnë?”, ka thënë Vllasi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...