Interi synon ta mbajë edhe një vit Lukakun

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Interi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Romelu Lukaku.

Klubi italian e riktheu këtë verë sulmuesin belg, të cilin ia kishte shitur një vit më parë Chelseat.

“Nerazzurri” e morën ish-futbollistin e Evertonit dhe të Manchester Unitedit në formë huazimi nga “Blues”, ku nuk e tregoi veten sa duhet në eksperiencën e tij të tretë.

Sipas mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”, nënkampioni italian i ka nisur bisedimet me Chelsean që t’ia zgjasë huazimin përfaqësuesit belg, përcjell “Gazeta Express”.

Interi është i gatshëm t’i paguajë 8 milionë euro në mënyre që ta mbajë gjigantin e sulmit në ekip edhe për sezonin 2023/24.

Mbetet të shihet nëse klubi nga “Stamford Bridge” do ta pranojë këtë ofertë apo do ta kërkojë një klub që do ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit të rrezikshëm.

Lukaku e kishte një eksperiencë të shkëlqyeshme dyvjeçare me Zikaltrit, me të cilët ishte shpallur edhe kampion i Italisë.

Për momentin ai është i lënduar dhe kjo është vërejtur edhe në rezultatet e zbehta të “Nerazzurri”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...