Vidhen 20 mijë euro në Pejë, arrestohen tre anëtarët e grupit të dyshuar

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se gjatë ditës se djeshme ka ndaluar tre persona (H.A., E.H., dhe M.A.,) të cilët duke vepruar si anëtar të grupit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

Tre të dyshuarit duke vepruar si anëtar të grupit kanë arritur t’i vjedhin nga i dëmtuari shumën e parave në vlerë prej 20 mijë eurove, ku pas koordinimit të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës, tre të dyshuarit (H.A., E.H., dhe M.A.,) janë arrestuar mbrëmë rreth orës 18:00, njofton prokuroria, transmeton Gazeta Express.

“Pas kontrollit të shtëpive të pandehurve, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur parat e vjedhura, në shumë prej njëzetmijë (20.000) euro”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Pejë do paraqet kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre të pandehurve në gjykatën kompetente. ​/Express

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...