Inzaghi merr përsipër fajin për humbjen e Interit

PUBLIKUAR

Interi është mposhtur në udhëtim nga Udinese me rezultat 2:1, në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

Zikaltrit e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e pestë, kur Barella shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 22-të, kur Skriniar shënoi autogol, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 85-të, Bijol shënoi për 2:1 pas asistimit nga Deulofeu.

Kurse krejt në minutat shtesë, Arslan shënoi edhe një herë për vendasit për epilogun e këtij takimi.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Simone Inzaghi e mori përsipër fajin.

“Fajtori kryesor jam unë sepse jam trajner, por do të jetë shkak për analiza. Ne e dinim se çfarë mund të bënte Udinese dhe duhej të bënim më shumë”, u shpreh ai.

Me këtë fitore, Udinese ngjitet në vendin e parë përkohësisht me 16 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Interi mbetet i gjashti me 12 sosh. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...