Trajneri i Bayernit i nervozuar pas humbjes ndaj Augsburgut

PUBLIKUAR

Mërgim Bersha e ka shënuar golin e parë të Bundesligës, gol ky që ia siguroi fitoren 1:0 Augsburgut përballë Bayern Munichut.

Kjo tani është ndeshja e katërt radhazi që “bavarezët” nuk kanë fituar në Bundesligë, shkruan Gazeta Express.

Pas kësaj humbjeje, trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shprehur mjaft nervoz.

“Nuk duhet të vazhdojë kështu, nuk mundet. Është e nevojshme të punohet për gabimet dhe të shtohen urgjentisht. Është përgjegjësi e përgjithshme”, citon ai për Bild.

Me këtë fitore, tani Augsburg ngjitet në vendin e 11-të me nëntë pikë, kurse Bayern Munich bie në vendin e katërt me 12 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...