U mbajt takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka mbajtur takimin e katërt për këtë vit.

Në këtë mbledhje anëtarët e KKSB-se diskutuan për shumë çështje të interest të përgjithshëm, por me theks të veçantë u diskutuan temat që kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me sigurinë e qytetarëve lipjanas. KKSB po ashtu bëri thirrje që të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje mes Qeverisë dhe Sindikatave për ndaljen e grevës dhe fillimin e procesit të rregullt mësimor.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se greva është një instrument i ligjshëm sindikal dhe se komunat po sanksionohen pa dëshirën e tyre. Ai theksoi se nuk varet fillimi i procesit mësimor nga kryetarët e komunave dhe se komunat nuk janë të involvuara në këtë proces.

Kryetari Ahmeti po ashtu i njoftoi anëtarët e KKSB-së për planin e kursimit të energjisë elektrike, ku së shpejti pritet të filloj edhe ndalimi i ndriçimit publik nëpër lokalitete. Gjithashtu kryetari paraqiti edhe nevojën e krijimit të një rregullative për përdorimin e trotinetëve elektrik, kur jemi dëshmitarë se përdorimi i tyre po bëhet në masë të madhe edhe në qytetin e Lipjanit.

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan Naser Sinani ka prezantuar raportin mbi gjendjen e sigurisë në territorin e komunës së Lipjanit, duke theksuare dhe bashkëpunimin e mire me insitucionet lokale.

Koordinatori i KKSB-së, Haqif Rrustemi ka prezantuar raporti për intervenimet e zjarrëfikësve gjatë kësaj periudhe. Ai tha se ka rënje prej 14% të zjarreve nëse e krahasojmë periudhën e njejtë me vitin e kaluar, mirëpo prap numri prej 95 zjarreve është i lartë për një njsi të vogël të zjarrëfikësve kur dihet edhe shtrirja territorial e komunës sonë.

Në këtë takim u diskutuan edhe tema të tjera siç janë: Propozimet e pranuara për projekte që kanë të bëjnë me sigurinë për planifikim në buxhetin e vitit të ardhshëm, sulmet kibernetike, fenomeni i kërcënimeve përmes rrjeteve sociale, ekstremizmi i dhunshëm, bullizimi, problemet me qentë endacak, njofton Komuna

Ky takim u përkrah nga Organizata YAHR në kuadër të projektit “Mekanizmat lokalë në parandalimin dhe përballimin e ekstremizmit të dhunshëm” i mbështetur nga OSBE – Misioni në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...