Fillojnë punimet në ndërtimin e çerdhes në Rufc të Ri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, së bashku me drejtorin e shkollës SH.F.M.U “Migjeni”, Metush Jashanica kanë përshendetur fillimin e punimeve në ndërtimin e çerdhes në fshatin Rufc i Ri
Me këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, ka uruar banorët e këtyre lokaliteteve për këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm.
“ Është kënaqësi e veçantë që jam prezent këtu, kur kemi raste të tilla ku objektet e tilla do t’i shërbejnë gjeneratave të ardhshme të fëmijeve të këtij regjioni, andaj jam krenar që edhe në këtë projekt arrijmë të kontribuojmë për fëmijët sepse gjithçka fillon me ta”, është shprehur Kryetari Ahmeti.
Kryetari Imri Ahmeti po ashtu ka theksuar se tani po plotësohet standarti për një mirëqenie të qytetarëve tanë, ky objekt që sot po e fillojmë do të jetë i gatshëm në vitin e ardhshëm dhe femijët viti i ri shkollor do ti gjej në këtë çerdhe të re e cila i plotëson sado pak kriteret dhe standartet e kërkuara.
Kryetari Ahmeti po ashtu, ka uruar që 1 shtatori i vitit të ardhshëm t’i gjej fëmijët në banka shkollore e mos t’i gjej si tani në greva, sepse nuk ka prioritet më të madh për prindër e shoqëri se sa ai i edukimit të fëmijëve tanë. Ndër të tjera ai tha se së bashku do mundohemi t’i tejkalojmë edhe këto vështirësi sepse ndër prioritetet tona si shoqëri është edukimi i brezave të ardhshëm si çdo herë që kemi dhënë kntribut.
Ndërkaq, drejtori shkollës SH.F.M.U “Migjeni”, në Rufc të Ri Metush Jashanica, ka falenderuar komunën për ndërtimin e kësaj çerdheje shumë të nevojshme për banorët, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për plotësimin e kërkesave të ndryshme infrastrukturore.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...