LDK: Kreu i Komunës po gënjen për projektin e autobusëve urbanë

PUBLIKUAR

Ndaj akuzave të Komunës së Prishtinës se projektin për autobusë urbanë e ka bllokuar Qeveria e Kosovës, ka reaguar Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës.

Sipas asamblistëve të LDK-së, deklaratat e kreut të Komunës së Prishtinës lidhur me këtë çështje janë deklarata mashtruese për opinionin publik.

“Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se deklarata e kreut të Komunës lidhur me garancionin shtetëror të Qeverisë së Republikës së Kosovës për kredinë e BERZH-it për blerjen e autobusëve për Trafikun Urban, është deklaratë mashtruese ndaj opinionit publik. Kjo është edhe një përpjekje e udhëheqjes së Prishtinës për të mbuluar moszbtatimin e ligjit, neglizhencën e saj në zbatimin e procedurave ligjore lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Grupit.

Po ashtu, Grupi konsideron se me letra në dorë para medieve, duke e thënë të pavërtetën për çështjen e garancionit shtetëror nuk mund të arrihet asnjë efekt, madje as efekte propaganduese.

“Ngecja e zhvillimit të Prishtinës nuk mbulohet me asfare propagande politike, destruktive dhe nxitëse-përjashtuese”, thuhet tutje.

Në këtë reagim thuhet po ashtu se Grupi konsideron se kërkesa e Komunës për garancionin e shtetit drejtuar Ministrisë së Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës duhet të kalojë për aprovim në Kuvendin e Komunës, që të jetë kërkesë e qytetarëve, nëpërmjet të të zgjedhurve të tyre, ashtu siç e thotë ligji.

“Në të gjitha rastet e ngjashme është vepruar në këtë formë, gjë që nuk po e bën udhëheqja aktuale e Komunës. Grupi pret që kërkesa për garancionin e shtetit për kredinë nga BERZH-i, për blerjen e 51 autobusëve, drejtuar Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, të procesohet sipas Ligjit në fuqi”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...