Pse nuk u publikuan asnjëherë fotot e Bin Ladenit të vrarë?

PUBLIKUAR

Matt Bissonnette, një prej trupave speciale që kryen operacionin e asgjësimit të Bin Ladenit në Pakistan, ka shpjeguar se pse nuk iu tregua botës prova se kryeterroristi u vra. Në librin e tij me titull “Një ditë aspak e lehtë”, Bissonnette rrëfen momentet e fundit të Bin Ladenit.

“Në grahmat e fundit, ai dridhej i tëri. Unë dhe një koleg tjetër i drejtuam lazerin në gjoks dhe qëlluam disa herë. Plumbat e bënë copë, duke e përplasur disa herë trupin, derisa nuk lëvizi më”, shkruan ai.

Dy burime konfidenciale kanë thënë më përpara se këtë ritual e kanë bërë të gjithë pjesëtarët e ekipit special, të cilët kanë derdhur mbi trupin e liderit të Al Kaedës të paktën 100 plumba, transmeton syri.

Numri i madh i plumbave në trupin e tij ka bërë që Shtëpia e Bardhë të mos e autorizojë publikimin e fotove të Bin Ladenit. Ato do të ishin pamja e një trupi të mbushur me plagë arme zjarri, çka do të shkaktonte një skandal ndërkombëtar.

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...