Nesër në Mitrovicë protestohet për 19-vjeçaren që dyshohet se bëri vetëvrasje për shkak të kërcënimeve nga i fejuari

PUBLIKUAR

Nesër në orën 12:00 do të protestohet para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Protesta është organizuar nga familja e Betina Ymerit, 19-vjeçares që dyshohet se u vetëvra javën e kaluar si pasojë e kërcënimeve nga i fejuari i saj.

Përmes kësaj proteste po kërkohet që organet kompetente të trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të prioritizojnë trajtimin e duhur të viktimave të dhunës në bazë gjinore, së bashku me dënimet meritore për dhunuesit.

“E theksojmë se shteti duhet të aplikojë politika sociale të cilat e kanë viktimën në qendër e që sigurojnë që të rrallohen raste të tilla të vetëvrasjes. Gjithashtu, i lusim të gjithë mediat që të trajtojnë rastin me ndjeshmëri dhe në mënyrë të dinjitetshme, në mënyrë që të ruajmë familjen nga viktimizimi dytësor dhe të mos bëjmë kundër-efekt në persona të cilët/at kanë mendime për vetëvrasje”, thuhet në njoftimin për media të organizatorëve.

Reklama

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuarin të fejuarin e viktimës, pasi dyshohet për veprën penale “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...