PDK sigurohet nga LDK për votimin e Thaçit president (Video)

PUBLIKUAR

Për Partinë Demokratike të Kosovës, zgjedhja e Thaçit president është punë e kryer. Kjo parti tashmë është siguruar nga të gjithë partnerët e koalicionit përfshirë edhe LDK-në se do të votojnë kreun e PDK-së për president të vendit.

Të paktën kështu po pretendon nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ky i fundit thotë se kreu i PDK-së Hashim Thaçi ka biseduar disa herë më kreun e LDK-së Isa Mustafa dhe ka marrë një garancion dhe për këtë nuk ka asnjë mëdyshje.

Madje, ai thotë se përveç votave është siguruar edhe pjesëmarrja e nevojshme e deputetëve në seancën kur do të zgjidhet president i vendit.

“Deri më tash ne kemi mbërri qe të koordinohemi më partneret e koalicionit dhe procesi i zgjedhjes se presidentit do të jetë i pandalshëm. Deputetët të cilët do të duhej të votojnë do të jenë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë meqë ka një marrëveshje mes partnereve të koalicioni dhe ka qartësi të plotë politike, procedurale por edhe ligjore për një proces të tillë”, thotë Hoxhaj.

Ndërsa, analisti Milazim Krasniqi, thotë se pret që deputetët e LDK-së të zbatojnë marrëveshjen dhe ta votojnë Thaçin për president, në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje. /GazetaTribuna/.

 

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...