KOMF kërkon përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në dialogun për fillimin e mësimit

PUBLIKUAR

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, marrë shkas grevën në arsim dhe mungesën e një zgjidhjeje për fillimin e mësimit prej tashmë dy javësh, ka dërguar drejt Qeverisë së Kosovës kërkesën që në kuadër të dialogut të përfshihen të gjitha palët, sidomos fëmijët dhe prindërit, të cilët sipas tyre, janë të dëmtuar drejtpërdrejtë nga ndërprerja e mësimit.

“KOMF konsideron që qasja e bisedimeve vetëm nga dy palët (Qeveri dhe SBASHK) po anashkalon dhe harron interesin më të mirë të fëmijëve, të drejtën për arsim dhe dëmet që tashmë janë shkaktuar tek fëmijët”.

“Një dialog me përfshirjen e fëmijëve, prindërve dhe të palëve të tjera, do të siguronte që interesi më i mirë i fëmijës të jetë konsideratë parësore përgjatë gjithë procesit. KOMF propozon që në këtë dialog të përbashkët, Qeveria të përfshijë akterët si më poshtë:

Përfaqësues nga Qeveria e Republikës se Kosovës;

Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit;

Përfaqësues nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës;

Përfaqësues nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës;

Përfaqësues nga Këshilli i Prindërve të Kosovës;

Përfaqësues nga Këshilli i Mësimdhënësve;

Përfaqësues nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shkollave dhe Kopshteve;

Institucioni i Avokatit te Popullit;

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve;

KOMF kërkon thirrjen e një takimi urgjent me përfshirjen e të gjitha palëve. Kjo përfshirje do të siguronte transparencë në bisedime, të dëgjohen shqetësimet e të gjitha palëve dhe të gjinden zgjidhjet më të mira e të qëndrueshme për të gjithë, e në veçanti për fëmijët”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...