90 minuta në telefon me Putinin, Scholz tregon kërkesën e prerë që ia bëri presidentit rus

PUBLIKUAR

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka njoftuar se sot ka zhvilluar një telefonatë 90-minutëshe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Scholz, gjatë bisedës, nga Putini ka kërkuar që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe t’ia njoh asaj sovranitetin dhe integritetin territorial, raporton Gazeta Express.

“Telefonatë 90-minutëshe me Putinin: Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukrainë dhe ta njoh sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar kancelari gjerman.

Scholz ka shtuar se një zgjidhje diplomatike duket vështirë e arritshme.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 25 shkurt. Përkundër humbjeve të mëdha të forcave ruse javëve të fundit, Moska insiston në vazhdimin e luftës dhe nuk jep sinjale për përfundimin e saj.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...