Kim Kardashian vë në shitje shtëpinë me një çmim marramendës

PUBLIKUAR

Kim Kardashian ka vendosur në shitje shtëpinë e saj në Hidden Hills, Kaliforni, për 5.3 milionë dollarë apo mbi pesë milionë euro.

Rezidenca e yllit televiziv ka katër dhoma gjumi dhe katër banja, teksa përfshin 3,874 metra katrorë mbi 1.5 hektarë.

Shtëpia me dy pjesë është ndërtuar në vitin 1957 dhe përfshin një garazh në të cilin mund të futen katër automjete.

Shtëpia në fjalë ndodhet pranë shtëpisë kryesore të Kimit, një rezidencë prej 60 milionë dollarësh (afro 60 milionë eurosh) që ajo ndante më parë me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West.

Një dhoma familjare në këtë vilë ka tavane me trarë dhe dysheme druri me dritare të mëdha dhe një oxhak.

Dhoma e gjumit në shtëpi ka gjithashtu një oxhak të mbështjellë me gurë.

Zona e jashtme e shtëpisë përmban një pishinë me një zonë ‘spa’ dhe oborr të veçantë.

Shtëpia përfshin gjithashtu një dhomë bonus me një hapësirë zyre.

Kardashian e bleu pronën në tetor të vitit 2019 për 1.6 milionë dollarë apo 1.5 milionë euro./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...