Xavi: Lewandowski është i motivuar për ndeshjen ndaj Bayernit

PUBLIKUAR

Bayern Munich do ta presë në “Allianz Arena” Barcelonën në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Humbja 8:2 e para dy viteve është ende e freskët në kujtesën e katalonasve, e po ashtu edhe humbjet që i pësuan sezonin e kaluar, pikërisht në këtë fazë.

Por, tani Barcelona është përmirësuar dukshëm, madje ka në vete ish-yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez deklaroi se Lewandowski është shumë i motivuar dhe i freskët për këtë përballje.

“E shoh Robertin shumë mirë, është shumë i motivuar, ka pushuar dhe do të jetë i freskët. Mendoj se do të jetë shumë e veçantë për të. Ai është i qetë, transmeton besom dhe është një lider natyral për ekipin”, ka thënë tekniku spanjoll.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...