Muriqi sërish më i miri te Mallorca, merr notën më të lartë

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi realizoi një gol të bukur me kokë, por që nuk mjaftoi që ekipit i tij, Mallorca të dalë me pikë nga “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Mallorcas në kuadër të javës së pestë në La Liga.

Se kjo do të ishte një ndeshje e mirë për Muriqin, u pa qysh në sekondat e para të takimit, kur sulmuesi kosovar e kaloi me lehtësi Rudigerin për të plasuar një goditje e cila u ndal nga Courtois.

Ishte minuta e 35-të kur Muriqi realizoi për 0:1 një gol të bukur me kokë, pas një asistimi nga Lee.

Ky ishte goli i tretë këtë edicion për sulmuesin shtatlartë, pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Por, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Valverde me një gol fantastik nga distanca barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Real Madridi mori tërësisht situatën nën kontroll.

Goli i përmbysjes së rezultatit erdhi në minutën e 73-të, kur realizoi Vinicius Junior.

Për shifrat 3:1 u përkujdes Rodrygo në minutën e 89-të.

Krejt në fund të ndeshjes Antonio Rudiger shënoi për epilogun e këtij takimi, Real Madrid 3, Mallorca 1.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e parë, kurse Mallorca mbetet e 13-ta me pesë pikë nga pesë ndeshje.

Ndërkohë, nga Sofascore, Vedat Muriqi mori notën më të lartë nga ekipi i tij.

28-vjeçari u vlerësua me notën 7.4.

Në javën tjetër në La Liga, Real Madridi do të ketë punë me rivalin lokal, Atletico Madridin, kurse Mallorca e pret në shtëpi Almerian.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...