Dafina Zeqiri befason me një tjetër dhuratë luksoze partnerin, teksa shkëmbejnë puthje të zjarrtë me njëri-tjetrin

PUBLIKUAR

Ata janë një nga çiftet më të dashura e më të pëlqyera për publikun shqiptar

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri dhe partnerin e saj, i cili tashmë njihet si DJ Geek.

Ky i fundit ditën e djeshme (10 shtator) festoi ditëlindjen, ndërkohë që nuk munguan urime, dedikime e befasi të shumta nga njerëzit e afërm e miqtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Me këtë rast një dhuratë e veçantë nuk kishte se si të mungonte nga artistja e famshme, duke qenë se gëzojnë një lidhje bashkë prej shumë vitesh.

Në një video të shpërndarë me fansat në InstaStory, shihet teksa krijuesja e hitit “Dhimbje” ia vë në qafë një zinxhir ari.

Foto: Screenshot/Instagram

Në bazë të pamjeve, ky zinxhir duket të ketë një vlerë të madhe e kosto shumë të lartë.

“Të dua o shpirt”, ka shkruar Geek.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas jetës së përditshme, çifti bashkëpunojnë edhe në projekte muzikore e janë bashkë nëpër koncerte. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...