Xherdan Shaqiri shënon gol të bukur në fitoren e Chicago Fire kundër Inter Miamit

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol në fitoren e Chicago Fire kundër Inter Miamit.

Chicago e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3:1, teksa futbollisti nga Kosova ishte autor i golit të dytë për skuadrën e tij – shkruan Gazet Express.

Shaqiri shënoi në minutën e 64-të. Për reprezentuesin e Zvicrës ishte ky goli i tij i pestë në MLS, krahas edhe 12 asistimeve.

Jhon Duran shënoi dy golat tjerë të fitores, në minutat 40 dhe 64.

Ndërkaq, golin e vetëm për Inter Miamin e shënoi sulmuesi i njohur argjentinas, Gonzalo Higuain, në minutën e 77-të. Ai shënoi nga pika e bardhë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...