Vëllezërit nga Istogu tentuan t’i fusin në veturë dy të mitura

PUBLIKUAR

Dy të mitura janë ngacmuar seksualisht nga dy vëllezër në Istog. Të njëjtat kanë tentuar t’i fusin në veturë.

Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit, teksa tjetri ndodhet në arrati.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM SEKSUAL/Istog 09.09.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...