David de Gea do të jetë në dispozicion të Djajve të Kuq brenda dy-tre ditëve.
Portieri i Machester United, De Gea ka pohuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Evropës ose më së largu kundër Arsenalit në kuadër të Ligës Premier.
“Nuk është lëndimi i rëndë, kështu që mund të jem gati për të enjten, ndoshta edhe për Arsenalin. Ndeshja kundër Midtjyllandit është e madhe, sepse ajo na jep mundësi që të kualifikohemi sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”, ka thënë ndër të tjerash De Gea.
Numri i lojtarëve të lënduar te United është 13-të, duke përfshirë edhe Wayne Rooneyn, Bastian Schweinsteigerin, Ashlew Young dhe Luke Shaw. /Telegrafi/


