Afat deri me 31 tetor, MPB ka një thirrje për serbët

PUBLIKUAR

Shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Jeta Tela të premten së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti kanë vizituar Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri.

Gjatë kësaj vizite, Tela u njoftua për së afërmi me procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS.

Sipas një komunikate të ministrisë, të gjitha përgatitjet operacionale ishin gati dhe me këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të regjistrojnë veturat e tyre në QRA-të përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat e parapara në këtë proces i cili do të zgjatë deri me datën 31 tetor të këtij viti.

Gjithashtu, shefja e kabinetit, Tela gjatë kësaj vizite falënderoi të gjithë zyrtarët e angazhuar që me përkushtim po ofrojnë informacionet e nevojshme për qytetarët e interesuar.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se fushata e informimit do të vazhdojë në mënyrë intensive gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim anë e mbanë Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...