Barcelona po planifikon transferimin e Bernardo Silvas vitin e ardhshëm

PUBLIKUAR

Barcelona raportohet se po planifikon transferimin e Bernardo Silvas në vitin e ardhshëm.

Gjatë afatit kalimtar të verës, mesfushori portugez ishte i lidhur me një transferim te katalunasit – por kjo nuk ndodhi, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kjo lëvizje mund të realizohet në vitin e ardhshëm.

Sipas “Sport”, Barcelona po planifikon transferimin e Silvas për në afatin kalimtar të verës së vitit 2023.

28-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025, por ai besohet se është i gatshëm për t’u larguar më herët nga “Etihad Stadium”.

Ish-mesfushori i Benficas e Monacos e pëlqen Barcelonën dhe kalimi i tij në “Camp Nou” duket të jetë më i mundshëm në vitin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...