Melinda Ademi mahnit me dukjen në kostumin e punuar rozë

PUBLIKUAR

Rap-artistja e njohur, Melinda Ademi, vazhdon të jetë një personazh mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo gjatë gjithë verës ka qenë e angazhuar në masë të madhe nëpër mbrëmje e koncerte, ndërkohë që herë pas here ka njoftuar fansat për më të rejat nga ana e saj.

E së fundmi artistja mori vëmendje me disa fotografi që ka publikuar në Instagram – aty ku numëron hiç më pak se mbi një milion njerëz.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Nashta” duket se këtë periudhë është duke shijuar pushimet teksa nuk ka munguar me disa poza të reja provokuese.

Ajo ka vënë në pah linjat trupore në një kostum dypjesësh të punuar me dorë, në të cilin përfshihen disa elemente unike.

Foto: Screenshot/Instagram

Melinda momentalisht është akoma duke shijuar suksesin e këngës “A mke dasht” që e solli në duet me Ledri Vulën.

Sidoqoftë, e njëjta është duke punuar edhe për këngë të tjera që do t’i lansojë në vijim. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...