RIM, Rashica, Icardi dhe Mata – treshja e frikshme e sulmit të Galatasaray

PUBLIKUAR

Galatasaray ka qenë shumë aktive në merkato të verës këtë vit, derisa në momentet e fundit ka transferuar pesë lojtarë.

Në mesin e këtyre lojtarëve është edhe sulmuesi kosovar, Milot Rashica por edhe yjet e njohur të futbollit tashmë, si Mauro Icardi dhe Juan Mata.

Rashica u huazua nga Norwich  City teksa do të paguhet rreth 1.5 milion euro në sezon, shifër kjo e publikuar nga mediat turke.

Përpos Rashicës, Galatasaray sot ka zyrtarizuar edhe Matthias Ross, Yusuf Demir, Juan Mata dhe Mauro Icardi.

E në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, duket se Galatasaray ka treguar sulmin e saj të rrezikshëm për sezonin e ri, që shkurtimisht mund të quhet RIM, pasi që ai përbëhet nga Milot Rashica dhe dy sulmuesit tepër të njohur si ish sulmuesi i Chelsea dhe Manchester United, Juan Mata dhe ish sulmuesi i Inter dhe PSG, Mauro Icardi. /GazetaExpress/

Këtu mund ta shikoni VIDEON…

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...