Kurti do ta kalojë sonte natën në shesh

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sonte do të qëndrojë tek tendat e vendosura në shesh.

Kurti ka bërë të ditur se edhe nesër, ai do të tentojë të jetë pjesë e seancës e cilat të mbahet, si vazhdim i seancës së ditës së premte.

Gjithashtu Kurti ka bërë të ditur se edhe gjatë seancës së nesërme do të mundohen të pamundësojnë zhvillimin e seancës.

Megjithatë ka thënë se nesër pritet të merret vesh se cilët do të jenë hapat për të pamundësuar mbajtjen e kësaj seance.

“Ne kemi nevojë për një qeveri dhe qeverisje demokratike: Në emër të subjekteve opozitare, në emër të njerëzve të vullnetit të mirë…, kërkojmë që sa më parë të largohet kjo qeveri në mënyrë që t’i hapet perspektiva qytetarit dhe gjendjes së qytetarit. Nga kjo qeveri nuk mund të presim gjëra të mira”, ka thënë ndër tjerash Kurti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...