Thaçi e Veseli pritet të paraqesin njoftim për alibi në Gjykatën Speciale

PUBLIKUAR

Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, përmes mbrojtjes së tyre pritet të paraqesin njoftimin e tyre për alibi.

Këtë e bënë të ditur mbrojtjet e dy krerëve të UÇK-së në seancën e sotme në Hagë, shkruan lajmi.net.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, përmendi faktin se ish-presidenti në një periudhë të caktuar ka qenë në Rambuje, apo në udhëtim të vazhdueshëm, dhe mund të ketë ngjarje që kanë ndodhur brenda asaj kohe, kur ai as nuk ka qenë fizikisht në Kosovë.

“Në qoftë se do të marrim parasysh kohën nga Konferenca e Rambujesë klienti im ka qenë në Evropë duke u takuar me udhëheqës, dhe ka akuza të shumta, dhe redaktime për të marrë me mend se kur kanë ndodhur ngjarje të caktuara. Vetëm atëherë do të kemi mundësi, kur të lexojmë datat, vendet, kohën, vetëm kur të marrim ato do të kemi mundësinë për njoftim për alibi. Në periudha të ndryshme kur paraqiten ngjarjet, duhet ta dini që klienti im ka udhëtuar”, tha ai.

Ndërkaq, avokati i Veselit, Andreë Strong, tha se kanë identifikuar dy fusha ku mund të ketë njoftim për alibi.

“Kemi identifikuar dy fusha ku mbase mund të jetë i nevojshëm njoftimi për alibi”, tha ai.

Sidoqoftë, Strong tha se kjo do të përcaktohet pasi të hiqen redaktimet nga Prokuroria.

Alibia është ndodhja e dikujt në një vend tjetër në çastin e krimit, si dëshmi e pafajësisë. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...