Lista Serbe do të ketë kandidatin e vetë për president

PUBLIKUAR

Lista Serbe ka në plan të emërojë kandidatin e saj për president të Republikës së Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Nenad Rashiq, deputet në Kuvendin e Kosovës, dhe kryetar i Partisë Progresiste Demokratike.

“Unë mendoj se kjo është ide adekuate për dy arsye – e para, do të kishim një hapësirë më të gjerë manovrimi rreth votimit për president, sepse do të kishim kandidatin tonë dhe arsyetimin për votim”.

“Së dyti, duam të çojmë përpara idenë te opinioni publik, por edhe te përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, se duhet të merren parasysh rekomandimet nga plani i Ahtisaarit që një nga tri funksionet udhëheqëse në Kosovë t’u takojë serbëve, përkatësisht, joshqiptarëve. Këto tri funksione janë kryetari i shtetit, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri“, ka thënë Rashiq.

Lista Serbe nuk ka ndonjë emër specifik për kandidatin e saj ende.

“Kjo situatë duhet të ndryshojë deri nesër, sepse nëse vërtetë e duam kandidatin tonë, është koha e fundit që ta paraqesim“, ka thënë Rashiq.

Kandidati i vetëm për këtë post aktualisht është Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Mandati i presidentes Atifete Jahjaga, skadon më 7 prill; votimi për presidentin e ri duhet të bëhet jo më vonë se një muaj para këtij afati, në këtë rast, 7 mars 2016.

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...