SBAShK ka mbajtur konferencë për medie lidhur me ecurinë e grevës.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.
Kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj, ka thënë se sindikata të cilën ai e drejton e ka edhe mbështetjen e vëllezërve shqiptarë.


