Deputeti i partisë Guxo, Burim Meta ka thënë se deputetja Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka kaluar në LDK sot, ka pasur arsyet më të vogla që të jetë e pakënaqur me partinë, duke aluduar se ajo ka qenë e privilegjuar.
Në emisionin Pressing, Meta ka thënë se është ai që ka dhënë më së shumti kritika brenda partisë, ndërkohë Kica-Xhelili sipas tij nuk ka shprehur asnjëherë ndonjë ankesë.
“Po ta them këtë, të gjithë ne anëtarët e Guxos, kemi pasur ndonjëherë të drejtë me pasë pakënaqësi, i vetmi person që s’ka pasur asnjëherë arsye të ketë pakënaqësi është mikja ime, Doarsa Kica-Xhelili. Ajo nuk e ka paraqitur ndonjë pakënaqësi as në mbledhjet e Kryesisë e as brenda diskutimeve tona kolegiale, besoni këtë. Më i zëshmi me kritika brenda partisë, ka qenë Burim Meta, kam qenë unë”, ka thënë Meta.
Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Meta, ka folur edhe për raportimet që ai të kalojë në LDK për shkak të pakënaqësive, mirëpo ai e ka mohuar këtë gjë.
Aie ka akuzuar si “pazargji politik” Balton Dërgutin, ish-zyrtarin e partisë në Ferizaj, i cili e lëshoi në media këtë lajm
“Lajmet janë të rëndësishme nga kush thuhen, por nga kush thuhen. Balton Dërguti gjithë karrierën politike e ka udhëheqë mbi bazën epazareve politike. Ai ka negociuar me PDK-në në Ferizaj në emër të Listës Guxo.Nuk kam negociuar asnjëherë me LDK-në”, ka theksuar ai në Pressing. /GazetaExpress


