Florent Malouda është i fundit nga ish yjet e Chelsea që është pyetur për vendimin e ish klubit që shkarkoi sot trajnerin Thomas Tuchel
Pavarësisht pronarëve të rinj, Blutë vazhdojnë të kenë qasje të pakuptimtë kur vjen në pyetje vendimmarrja. Malouda është i vetëdijshëm për këto shkarkime dhe natyrën e punës së një trajneri pasi që ai kishte punuar nën drejtimin e tetë menaxherëve të ndryshëm gjatë qëndrimit të tij gjashtë vjeçar në Chelsea, por ai beson së shkarkimi i Tuchel nuk ishte i nevojshëm, pavarësisht humbjes ndaj Dinamo Zagrebit një ditë më parë.
“Ka qenë një epokë suksesi, po flas për trajnerin. Kam qenë dëshmitarë i shumë finaleve dhe finaleve të fituara, që tregon nivelin e paraqitjes që duhet ta keni. Ju nuk keni kohë, ky është realiteti. Është vendim shumë brutal. Ky është përshtypja ime e parë”, ka thënë francezi për BBC Sport, transmeton GazetaExpress.
“Jam kurioz për atë që do të vije më pas, por edhe i shqetësuar. Ne po flasim për një top trajner i cili ka pasur një ndikim të madh, që duket se do të këtë një fund. Nuk është puna se kush është fajtor, por se ku do të na dërgojë kjo rrugë”.

Deklarata e Chelsea pas shkarkimit thotë se të ky vendim erdhi për shkak ishin rezultatet e tyre që i shtynë ata ta marrin këtë vendim. Kishte ndarjes në prapaskenë në mes të Tuchel dhe pronarit të ri të klubit Todd Boehly.
Kërkimi për trajnerin e ri duket se do të jetë shumë i shkurtër. Disa media tashmë kanë shkruar se Graham Potter dhe Mauricio Pochettino janë lider, me të parin që thuhet se tashmë është në negociata me Blutë. /GazetaExpress/


