“500 metra larg Rrahman Jasharajt”, Gjykata merr vendim për 81-vjeçarin që shkaktoi incident në shkollën “Ismail Qemali”

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për t’ia caktuar masën e paraburgimit 81-vjeçarit, Musli Rexhepit, i cili tentoi ta sulmonte kreun e SBASHK’ut, Rrahman Jasharajn, para dy ditësh në shkollën “Ismail Qemajli” në Prishtinë.

Në vend të masës së paraburgimit, Gjykata ia ka ndaluar Rexhepit që t’i afrohet Jasharajt në afërsi prej 500 metra në ambient të hapur dhe 50 metra në ambient të mbyllur.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi ka deklaruar se kjo masë i është caktuar për një muaj.

“Gjykata e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata ka vendosur masë sigurie duke ia ndaluar të pandehurit që t’i afrohet të dëmtuarit në afërsi prej 500 metra në ambient të hapur dhe 50 metra në ambient të mbyllur. Kjo masë është për një muaj”, ka thënë Gashi./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...