“Janë cak i sulmeve”, Bërnabiq i takoi fëmijët e mitur të Radojiçiqit pastaj ua publikon fotografinë

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë vizitës së saj në Veri të Kosovës i ka takuar edhe fëmijët e Milan Radoiçiqin.

Radoiçiq është në kërkim nga Policia e Kosovës, për të vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se do të arrestohet.

Por kjo nuk e ka penguar, kryeministren serbe, si dhe drejtorin e së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq që të takohen me të dhe fëmijët e tij.

Madje, Petar Petkoviq, përmes një postimi në Facebook, ka pretenduar se mediat e Kosovës “janë duke i sulmuar fëmijët e Radoiçiqit”.

Por nuk ka treguar kush po i sulmon – ka spekuluar, pa dhënë detaje.

“Kur nuk mund ta mposhtin, përpiqen ta thyejnë duke sulmuar fëmijët e tij të mitur. Ata nuk e dinë se kjo vetëm e bën atë më të fortë. Dashuria për Serbinë është më e fortë se çdo urrejtje! Rroftë Serbia, dorëzimi nuk është opsion. “, ka thënë Petkoviq.

E vizita e Petkoviqit dhe shefes së tij ishte me leje të autoriteteve të Kosovës. /Express

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...