Kelani: Për 23 vite, përveç rezultateve pozitive, Policia e Kosovës kaloi edhe shumë sfida

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në ceremoninë e 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se kjo datë është shumë e rëndësishme për vendin tonë.

Ai tha se sot policia e shtetit tonë numëron më shumë se 9 mijë punonjës.

Kelani gjithashtu u shpreh se gjatë këtyre 23 viteve punë, policia ka kaluar nëpër shumë sfida, përcjell Klankosova.tv.

“Data 6 shtator është datë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, datë kjo e cila vuri themelet e Policisë së Kosovës, e cila filloi punën me gjeneratën e parë prej 176 kadetëve, e qe për këto 23 vite përveç rezultateve pozitive, Policia e Kosovës kaloi edhe shumë sfida, por arriti që këto sfida t’i tejkalojë me sukses, arriti të zhvillohet e ndërtohet në një polici moderne me standarde më të larta demokratike. Sot Policia e Kosovës numëron mbi 9 mijë punonjës të cilët i dalin në ballë të gjitha sfidave të sigurisë dhe shërbimit ndaj vendit dhe qytetarëve të saj”, u shpreh tutje Kelani.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...