Gjigantët nga Premierliga vazhdojnë me interesimin për Frenkie de Jong

PUBLIKUAR

Spekulimet për një largim të mundshëm të Frenike de Jong nga Barcelona janë zvogëluar pas mbylljes së afatit kalimtar javën e kaluar. Megjithatë, ato mund të kthehen në prag të afatit kalimtar dimëror.

Kështu ka thënë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, për “Caught Offside”, transmeton Gazeta Express.

De Jong ishte i lidhur me një largim nga “Camp Nou” në afatin e verës, pasi klubi synonte të rregullonte situatën financiare me shitjen e tij.

Manchester United dhe Chelsea shprehen interesim për të, megjithatë afati kalimtar i verës u mbyll dhe holandezi nuk u largua.

“Deri tani situata është krejtësisht e qetë. Frenkie donte të qëndronte te Barca dhe për këtë arsye nuk ka përditësime të menjëhershme. Sigurisht që Man United dhe Chelsea do të monitorojnë situatën, por ata e dinë se De Jong donte vetëm Barçën gjatë gjithë verës. Do të duhen muaj para se të kuptojmë zhvillimet e ardhshme”, është shprehur italiani.

“Ai është i lumtur me jetën në Barcelonë, e dashura e tij është e lumtur atje. Ai e bëri të qartë se donte të qëndronte. United shpresonte se Frenkie do të ndryshonte mendje. Ndonjëherë për të nënshkruar me lojtarët më të mirë duhet të jesh i durueshëm, të presësh dhe të shohësh nëse Frenkie do të ndryshonte mendje. Por kjo nuk ndodhi kurrë, dhe kjo është arsyeja pse ata vendosën të investojnë para të mëdha në Casemiro”, shtoi eksperti i transferimeve.

“Nënshkrimi i Casemiro në fakt mund të pengojë Unitedin që të kthehet për de Jong. Si Chelsea, ashtu edhe United, sollën mesfushorë; Casemiro dhe Denis Zakaria, nëse ata mesfushorë fillojnë të funksionojnë mirë, atëherë ata mund të mos shohin nevojën për të bërë një investim të madh”, deklaroi Fabrizio Romano.

Ndryshe, Frenkie de Jong ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2027.

25-vjeçari ishte transferuar te Barça nga Ajaxi në vitin 2019 për 86 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...