Sejdiu: Sot ia kemi dhënë lejen opozitës për tenda në shesh

PUBLIKUAR

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë të martën për Telegrafin se sot në ora 10:00 ka arritur kërkesa nga opozita për vendosjen e tendave në shesh dhe një gjë e tillë tha se është lejuar nga komuna e Prishtinës.

Ai nuk precizoi sa është numri i tendave që do të lejohen të vendosen në shesh, por tha se janë shumë.

Sipas tij, hapësira është publike dhe natyrisht se një gjë e tillë i është lejuar opozitës, por e rëndësishme sipas tij është të mos pengohet qarkullimi i lirë i qytetarëve në shesh.

Ai tha se do të paraqes kallëzim penal në Prokurori për ata që deklaruan rrejshëm se dje ka nënshkruar lejen për vendosjen e tendave, pasi sipas tij, një kërkesë e tillë ka ardhur tek sot në ora 10:00.

Ndryshe, partitë opozitare,Vetëvendosje, Nisma e AAK sot do të ngrenë disa tenda pranë Qeverisë së Kosovës, për të pamundësuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...