PDK: Nuk jemi autorë të Udhërrëfyesit për zgjedhjen e presidentit

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin, lidhur me gjoja hartimin e dokumentit udhërrëfyes për zgjedhjen e Presidentit.

PDK thekson se Partia Demokratike e Kosovës as ekspertët e saj nuk janë autorë të dokumentit të përshkruar në gazetë.

“Partia Demokratike e Kosovës, mbështet zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës në bazë të rezultatit zgjedhor, të arritjes së Marrëveshjes me partnerët e koalicionit, si dhe përfilljen e të gjitha procedurave ligjore dhe kushtetuese. Partia Demokratike e Kosovës, mbështet zgjedhjen e Presidentit përmes një procesi transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...