Manchesteri e fiton derbin dhe e njofton Arsenalin me humbje në Premierligë

PUBLIKUAR

Manchester United ka shënuar edhe fitoren e katër radhazi, duke e fituar edhe derbin ndaj Arsenalit në kuadër të javës së gjashtë në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Express. Për londinezët ishte humbja e parë këtë sezon.

Marcus Rashford shkëlqeu sonte te vendasit duke shënuar dy gola, në minutat 66 dhe 75.

Golin e parë për “Djajtë e Kuq” në këtë ndeshje e shënoi Antony në minutën e 35-të, teksa vlen të theksohet se braziliani debutoi sonte.

Ndërkaq, golin e vetëm për “Topçinjtë” e shënoi Bukayo Saka në minutën e 60-të.

Pavarësisht humbjes, Arsenali mbetet lider në tabelë me 15 pikë – kurse Manchester United tani ka 12 pikë në pozitën e pestë. /Gazeta Express/

Golat e ndeshjes:

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...