Jasharaj: Greva do të vazhdojë derisa të ketë zgjidhje

PUBLIKUAR

Greva në arsim do të vazhdojë edhe gjatë së hënës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Këtë e kemi bërë të ditur edhe gjatë takimit të djeshëm me presidentën Vjosa Osmani. Ne i kemi kërkuar edhe presidentës që ta shfrytëzojë autoritetin e saj për të gjetur zgjidhje. Nuk është se kemi arritur ndonjë rezultat në këtë takim. Qeveria nuk po dëshiron dialog” – tha Jasharaj.

Ai theksoi se greva do të vazhdojë derisa të mos ketë zgjidhje.

“Ne i kemi bërë të ditura kërkesat tona. 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave. 50 eurot e ofruara nga qeveria konsiderojmë se nuk i mbulon kërkesat tona. Ne e përgëzojmë qeverinë për pakon e miratuar por kjo nuk i plotëson kërkesat tona. Ligji i pagave po vonohet ndërsa ju po e shihni se çmimet po rriten çdo ditë”- theksoi ai.

Kreu i Këshillit Grevist të BSPK-së shtoi se për mbylljen e grevës do të njoftohet opinioni publik me kohë.

“Ne shpalljen e grevës e kemi bërë në mënyrë publike para mediave dhe po ashtu sapo të ketë ndonjë zgjidhje do të njoftojmë publikisht edhe përfundimin e saj para media. Orarin prej 09:00 -12:00 e kemi caktuar për shkollat, çerdhet dhe administratën e universiteteve dhe ky orar do të vazhdojë të jetë i njëjti” – shtoi kreu i Këshillit Grevist të BSPK-së.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...