Interi i thotë Sevillas, jemi në bisedime me Banegan

PUBLIKUAR

Inter ia ka bërë me dije Sevillas se janë në bisedime me mesfushorin e tyre, Ever Banega, për ta transferuar si lojtar të lirë.

Argjentinasi ka qenë i lidhur me Nerazzurrët edhe gjatë dimrit, por tani ardhja e tij në San Siro është më afër se kurrë.

Corriere dello Sport shkruan se Nerazzurrët ia kanë konfirmuar zyrtarisht klubit të La Ligas, se kanë filluar negociatat me lojtarin.

Ky është një akt formal, por kjo është bërë që të mbahen raportet e mira me klubin e Sevilla.

Gazeta beson se lojtari mund të bashkohet për një pagë prej 3 milionë euro në sezon dhe të nënshkruajë kontratë për tri vite. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...